“Serbët u larguan që veriu të kontrollohet nga mafia” – Edhe Petkoviq i reagon Rada Trajkoviqit - NACIONALE

“Serbët u larguan që veriu të kontrollohet nga mafia” – Edhe Petkoviq i reagon Rada Trajkoviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj zyrtares serbe Rada Trajkoviq.

Ajo mbrëmë deklaroi se Vuçiq detyroi largimin e serbëve, në mënyrë që veriu të kontrollohet nga mafia.

Ndaj kësaj, pas kërcënimeve të shumta, ka reaguar edhe Petar Petkoviq.

“Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe Rada Trajkoviq, për të cilën nuk votoi asnjë nga serbët e Kosovës, me përulësi po i ofrohet Albin Kurtit dhe insiston që ta kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë, me qëllim që, siç ka bërë dikur, të fitojë rastin që të luftojë për një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Lajme të ngjashme