Serbët nuk po i pranojnë tabelat RKS, KFOR-i shprehet i shqetësuar - NACIONALE

Serbët nuk po i pranojnë tabelat RKS, KFOR-i shprehet i shqetësuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Numër i vogël i serbëve deri më tash, kanë pranuar t’i heqin tabelat ilegale të veturave, për t’i kthyer ato në RKS.

Kjo ka shqetësuar edhe KFOR-in. Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, ka thënë se nuk duhet të ketë eskalim të situatës.

“Vitin e kaluar kemi pasur indikacionet e para se këto do te jenë çështje konfliktuoze me barrikadat që u vendosën. Është dashur shumë angazhim ndërkombëtar për të deskaluar situatën. Deri në fund të këtij muaji kur është afati kohor për regjistrimin e automjeteve në RKS, shumë pak nga këta kanë vendosur që t’i ndërrojnë tabelat e që është shqetësim për neve. Ne do të përpiqemi dhe bëjmë çmos që të zgjidhim paraqitjen e telasheve. KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Roli i KFOR vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, është shprehur Aalmo.

Afati për kthimin e tabelave RKS është deri më 31 tetor.

Lajme të ngjashme