Serbët në veri sot protestojnë kundër hapjes së urës së Ibrit
Sot në Mitrovicë të Veriut është thirrur një protestë nga serbët për të kundërshtuar paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.
Agjencioni i lajmeve serbe “Tanjug” ka raportuar se protesta pritet të fillojë në ora 11:00.
Për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës, konfirmoi për Nacionalen Zëvendës Drejtori për rajon të veriut, Veton Elshani.
Portali serb “KoSSeV” ka marrë dëshmi nga disa burime nga punonjës të disa institucioneve në veri të Kosovës – se atyre u është dërguar mesazh që i ftojnë të marrin pjesë në protestë.