Serbët bllokojnë qarkullimin e rrugës në Serbi për në Merdarë - NACIONALE

Serbët bllokojnë qarkullimin e rrugës në Serbi për në Merdarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbët e zhvendosur nga Kosova, siç raportojnë mediet serbe, kanë bllokuar rrugën që çon në drejtim të pikës kufitare në Merdare nga pjesa e Serbisë.

Sipas tyre, bllokimi i rrugës do të bëhet çdo të hënë.

Bllokada e rrugës do të bëhet çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00 derisa të ndalet ‘terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë’”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së serbëve të zhvendosur nga Kosova.

Në anën tjetër, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se në pjesën e Serbisë, janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugëve.

Sipas njoftimit, kjo thirrje vlen për qytetarët që udhëtojnë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Njoftim me rëndësi Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.

Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.” – thuhet në njoftim.

Më tej, janë paraqitur edhe numrat për informata shtesë.

Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.” – përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme