Senatorja amerikane: Jam e shqetësuar rreth financimeve ruse për disa parti në Ballkanin Perëndimor
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen ka thënë se ndihet e shqetësuar për financimet ruse te disa parti politike në Ballkanin Perëndimor.
Shaheen në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se nuk ka informacione specifike se sa para kanë marrë këto parti, por se është e shqetësuar rreth këksaj.
“Nuk kam informacion specifik se sa para kanë marrë. Jam shumë e shqetësuar për të. Ndërsa shohim agresionin e paprovokuar të Putinit në Ukrainë, e dimë që një nga zonat ku ka ai ka pasur interes ka qenë Ballkani Perëndimor, fushatat e disinformimit; sapo pamë një raport se sa shumë para, siç thoni ju, janë shpenzuar në përpjekje për të destabilizuar zgjedhjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Po shohim përveç kësaj edhe se si njerëzve iu thuhen gënjeshtra, për atë që vërtet po ndodh dhe nëse njerëzit nuk kanë informacionin e saktë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të mira”, tha ajo.
Sentarja Shaheen tutje shtoi se po përpiqen që ta promovojnë demorkacinë në Ballkanin Perëndimor dhe se do të merren me dezinformimin rus.
“Prandaj, duam që të bëjmë gjithçka mundemi dhe synimi i atij ligji është që të përpiqemi dhe të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të merremi me dizinformimin rus, të shohim se si mund të mbështesim përpjekjet për reforma që po bëhen këtu në Shqipëri dhe kudo në rajon”, tha ajo.
