Senatori Menendez: Vetëm Kosovës po i bëhët presion, jo edhe Serbisë
Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke u mbajtur një seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj séance, ka folur edhe kryetari i komisionit, Bob Menendez.
Menendez ka thënë se vetëm Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, por një gjë e tillë nuk po ndodhë edhe ndaj Serbisë.
.“Nuk shoh se ka participantë të barabartë në këtë proces. Vuçiqi një gjë po e thotë para popullit serb dhe tjetër gjë po thotë para ndërkombëtarëve. Çka shoh unë është presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit, por nuk ka presion mbi Serbinë”.
Tutje, ai kishte një kërkesë të prerë ndaj Serbisë.
“Nëse Serbia do që të integrohet në BE, duhet të shkëputet nga Putini”, theksoi Menendez.
