Selmanaj publikon videon e Kurtit me premtime për Trepçën: Në të gjitha DËSHTOI
Driton Selmanaj, deptutet i LDK-së, ka publikuar një video të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Videoja është e realizuar gjatë fushatë së fundit, ndërsa në video Kurti jep disa premtime në lidhje me Trepçën, minatorët e sëcilës nuk kanë marrë paga që dy muaj.
Selmanaj vlerësoi se Kurti ka dështuar në të gjitha këto premtime.
“Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajev, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021.
Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqëria, por tek rezultati i zgjedhjeve qe do mbahen së shpejti” – ka shkruar Selmanaj.