Selmanaj për Ligjin për përcaktimit të çmimeve: LDK-ja e kundërshton në terësi, është antikushtetues - NACIONALE

Selmanaj për Ligjin për përcaktimit të çmimeve: LDK-ja e kundërshton në terësi, është antikushtetues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka treguar se kanë dërguar kërkesën për të kundërshtuar projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Ai ka thënë se si parti kanë mënduar që ky projektligj të anulohet në terësi, duke bërë kërkuar edhe nga Presidentja Vjosa Osmani që të mos ta nënshkruajnë si dhe Gjykata Kushtetuese ta merrë vendimin meritor që këtë ligj ta anulojë.

Vlersimi ynë është se në është se në terësinë e vetë ky dokument ose ky projektligj është antikushtetues. Ne nuk e kundërshtjmë vetëm me nene të caktuara por e kundërshtojmë në terësinë e vet sepse jemi të bindur që kjo iniciativë paraqet një ndërhyrje arbitrarë në parimet dhe vlerat e ekonomisë së lirë të tregut që janë vlera të entabluara në kushtetutën e vendit”, ka thënë Selmani.

Ai poashtu thotë se kanë kërkuar që të merret masa e përkohshme në mënyrë që të mos ketë fare efekt ky projektligj.

“Frika jonë është se nëse fillon së zbatuari ky projektligj atëherë mund të shkaktojë çrregulime masive në ofertat në treg dhe si rezultat mund të vijë edhe falimentimi i shumë tregtarëve të vegjel dhe të mesëm në Kosovë”, ka thënë tutje Selamani.

Lajme të ngjashme