Selmanaj i LDK-së nuk kandidon për deputet: Vendim për të ruajtur dinjitetin politik - NACIONALE

Selmanaj i LDK-së nuk kandidon për deputet: Vendim për të ruajtur dinjitetin politik

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, njoftoi se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Selmanaj tha se vendimi nuk është kundër partisë, por reflektim i parimeve të tij politike.

"Është vendim për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme," shkroi ai.

Ai do të mbetet Shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Prizren dhe tha se do të angazhohet plotësisht për mobilizimin dhe fitoren e partisë.

"LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh," shtoi Selmanaj.

Lajme të ngjashme