Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik - NACIONALE

Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.

Ai në një shkrim në Facebook ka përmendur disa prej veprimeve të pushtetit:

“- Përgjojnë paligjshëm gazetarë;

- Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;

- Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;

- Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;

- Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;

- Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;

- Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;

- Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;

- Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;

- Vjedhin në energjinë elektrike;

- Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;

- Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;

- E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.”

Në fund, Selmanaj ka thënë:

“Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!”

Lajme të ngjashme