Selmanaj ia numëron Kurtit “armiqtë” që i duhen për të mbijetuar në politike - NACIONALE

Selmanaj ia numëron Kurtit “armiqtë” që i duhen për të mbijetuar në politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti, “armiqtë” që sipas tij, i duhen për të mbijetuar në politikë.

Sipas Selmanajt, për t’i fshehur skandalet Kurti i bënë armiq mediet, për ta fshehur dështimin në arsim, e bën fajtor Sindikatën.

Postimi:

Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë.

- Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;

- Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un;

- Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;

- Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;

- Pë ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);

- Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;

- Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese;

- Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;

Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë.

…dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.

Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur.

Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur!

Lajme të ngjashme