Selmanaj i LDK-së: Duam transparencë për rastin Dehari, e dënojmë heshtjen e kryeministrit Kurti - NACIONALE

Selmanaj i LDK-së: Duam transparencë për rastin Dehari, e dënojmë heshtjen e kryeministrit Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, po kërkon hetim të pavarur për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Selmanaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas konferencës për media të mbajtur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën! Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi. Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.” – ka thënë ai.

Veç kësaj, Selmanaj ka thënë se “e dënojnë heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur të tmerrshme”.

“Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.” – ka thënë ai në fund.

Postimi i plotë:

Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

Lajme të ngjashme