Selmanaj i drejtohet pushtetit: Koncentrohuni, po bëni politikë të paskrupullt
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me aferën e vajit dhe grurit në rezervën shtetërore.
Ai ka thënë se pushteti po bën politikë të paskrupullt. Sipas tij, paradite ata e ofendojnë sistemin e drejtësisë, e pasdite mbajnë ligjërata për pavarësinë e gjyqësorit.
Fjalimi i Selmanajt:
Dikush përtej institucioneve e politikës po merr vendime për vendin. Nëse e hapim si temë pensionin e veteranëve me dikënd, ose nëse përfshijmë njerëz si Ridvani, kur këta konsultohen ose pëfshihen në institucione, kjo të qet në rrafsh tjetër. Kjo të qet në rrafshin e parapolitikës.
Vendimmarrja nuk merret nga institucionet, por nga dikush tjetër dhe ata tjerët janë persona jashtë institucioneve. Kjo është logjikë primitive. Vetëm kjo duhet të na bëj krejt bashkë për ta zbardhur. Nuk e di fundin. Por duhet të presim të gjithë dhe të investojmë që fundi të jetë i qartë.
Në përgjime doli që edhe AKI-ja të jetë e përfshirë. Çfarë pune ka AKI-ja në MTI? Kanë përgjegjësi këto punë e këta njerëz. Kur po i dëgjoj kolegët e mi për procedura gjyqësore. A e di çka i keni bërë drejtësisë pas këtyre përgjimeve. Keni thënë kjo është hakmarrje, agjendë, e keni anatemu e demonizu, e tash thuni pritne epilogun. Koncentrohuni çka po doni, a ta respektojmë rendin kushtetues e juridik, apo bëni politikë të paskrupullt. Knej fyni e shani, këtu mbani ligjërata për pavarësinë e gjyqësorit.
A nuk na thonit në kohën e Martin Berishajt pse pe përzini këtë emër, ai ambasador e ka paditur gjykatën për shpifje. Tash spo flisni kur dy shkallët e Gjykatës ia kanë rrëzu pretendimin e tij. Mediumi nuk ka shpifur. Shumë shpejt aktakuzë ka me pas për Martinin, jo vetëm këtu por edhe jashtë Kosove.