Selmanaj: Gjithmonë Kosova ka qenë me aleatët dhe Serbia vetëm, tani po ndodh e kundërta
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur i shqetësuar me pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Ai ka vlerësuar se në këtë proces po ndodh një përmbysje historisë.
Në “Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë gjithmonë Kosova ka qenë në një anë me aleatët dhe Serbia vetëm.
Sipas tij, tani është duke ndodhur e kundërta.
“Takimi i fundit i djeshëm ajo që na arritëm të shohim dhe të kuptojmë, përfundimisht bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia janë në njërën anë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se pse po ndodh një gjë e tillë.
“Asnjëherë s’ka ndodhur në histori, gjithmonë Kosova ka qenë në një anë me aleatët dhe Serbia e vetme. Tash i kemi ndërruar rolet tërësisht. Me veprimet absurde të këtij kryeministri. Veprimet aventureske dhe të pakuptimta që i ka bërë karshi këtij procesi, na ka sjellë në situatë, ku sot është dita e 79-të nga masat, sanksionet e vendosura”, ka thënë Selmanaj.