Selmanaj: BE kërcënon me masa, Kurti kërcënon minatorët - Qeveri kundër popullit - NACIONALE

Selmanaj: BE kërcënon me masa, Kurti kërcënon minatorët - Qeveri kundër popullit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se vendi po ballafaqohet me kërcënime, duke përmendur kërcënimet e BE-së për masa shtesë si dhe kërcënimet e kryeministrit, Albin Kurti ndaj minatorëve të Trepçës

Ai ka thënë se kërcënimet për masa nga BE-ja po bëhen për shkak të sjelljes politike të papranusheme nga Kurti.

“E në vend të reflektimit dhe bashkëpunimit me BE, për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit, Albin Kurti kërcënon minatorët e Trepçës me largime nga puna, meqë ai dhe vartësit e tij si në çdo segment tjetër, kanë dështuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Kërcënime gjithandej! BE kërcënon me sanksione shtesë ndaj Kosovës, kurse Albin Kurti kërcënon minatorët me largim nga puna!

Pas 415 ditëve nga vendosja e masave sanksionuese, BE jo që nuk ka në plan heqjen e tyre por tani kërcënon me sanksione shtesë për shkak të sjelljes politike të papranueshme të Albin Kurtit.

E në vend të reflektimit dhe bashkëpunimit me BE, për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit, Albin Kurti kërcënon minatorët e Trepçës me largime nga puna, meqë ai dhe vartësit e tij si në çdo segment tjetër, kanë dështuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Përfundimi është shumë i thjeshtë, Albin Kurti dhe qeveria e tij, punojnë kundër popullit të Kosovës, si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm!

Qeveri kundër popullit të vet!

Lajme të ngjashme