Selimi: Zero gjasa që ministrat flasin për “Shqipërinë e Madhe” pa koordinim me Kurtin
Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.
Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.
Në lidhje me këtë deklaratë, Petrit Selimi, ish-zëvendësministër e Punëve të Jashtme, ka një hipotezë. Analisti Selimi vlerëson se ka zero mundësi që ministrat e kryeministrit Albin Kurti të flasin pa koordinim më të për “Shqipërinë e Madhe”.
“Nuk ka asnjë shans që ministrat të flasin për “Shqipërinë e Madhe”, pa u koordinuar më parë me kryeministrin Kurti. Kurti sot ka refuzuar të kritikojë ministrin e tij për deklarimin se “Kosova është e përkohshme”. Strategjia e fushatës zgjedhore është të përforcojë kredencialet nacionaliste pasi ra dakord për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.” – shkroi ai.
There's zero chance ministers can speak of "Great Albania", without coordinating with PM Kurti first. Today Kurti refused to criticize his minister for stating "Kosovo is temporary". It's election campaign strategy to reinforce the nationalist credentials after agreeing to ASMM. https://t.co/xjMQnfzztE
— Petrit Selimi (@Petrit) December 1, 2023