Selimi tregon se çka po ndodh me dialogun Kosovë-Serbi: Përgjigja e shkurtër është asgjë
Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka bërë një pyetje retorike, duke pyetur se çfarë po ndodhë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, përgjigja e shkurtër është asgjë, ndërsa përgjigja e gjatë është se ka përparim në tema si energjia e targat e veturave.
“Çfarë po ndodh me dialogun Kosovë-Serbi? Përgjigja e shkurtër është asgjë. Përgjigja e gjatë është se ka një përparim në terren për çështjet e energjisë, targat e makinave, etj, por një ngërç në lëvizjen drejt çështjeve të mëdha. BE-ja duhet të pajtojë qëndrimin e Kosovës, që kërkon nënshkrim dhe Serbisë që e refuzon.” – shkroi Selimi në rrjetin social “X”.
What's happening with dialogue Kosovo-Serbia? Short answer is nothing. Long answer is there's a progress on the ground on issues of energy, car plates, etc but a stalemate on moving fwd with big ticket items. EU must reconcile the position of 🇽🇰 asking signature & 🇷🇸 refusing it.
— Petrit Selimi (@Petrit) December 1, 2023