Selimi: Quinti lufton Serbinë në KE
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë në Twitter se vendet e Quint-it kanë bërë fushatë që Kosova të vihet në rend dite kërkesa e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Selimi, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Komisionin e Venecias dhe në Bankën për Zhvillim të KiE, ka raportuar se Quint, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia, kanë bërë presion të madh për të marrë kërkesën e Kosovës për agjendë pas disa lobimeve të supozuara serbe.
Sipas Selimit, përpjekjet e Kuintit kanë qenë të suksesshme dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të diskutohet në Strasburg.
Important info I keep hearing from Strasbourg. I’ve been 10s of times there as I led 🇽🇰 efforts for membership to Venice Commission & CoE DevBank. Quint (🇺🇸🇩🇪🇫🇷🇮🇹🇬🇧) pushed extremely hard to get this⬇️ on the agenda after Iceland (chair) got somewhat spooked by Serbian lobbying. https://t.co/FRhvVSD4FT
— Petrit Selimi (@Petrit) April 23, 2023