Selimi pas deklaratës së DASh-it: Mbrojtje e fuqishme e ShBA-së për Lajçakun pas sulmeve të Kurtit - NACIONALE

Selimi pas deklaratës së DASh-it: Mbrojtje e fuqishme e ShBA-së për Lajçakun pas sulmeve të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbrojtur fuqishëm emisarin Miroslav Lajçak pas sulmeve nga kryeministri Albin Kurti.

Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shpërndarë një citat nga deklarata e Departamentit të Shtetit.

“Mbrojtje e fuqishme amerikane për Lajçakun pas sulmeve të Kurtit dje. DASh: “ Ne mbetesim të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë përpjekjet e palodhshme të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák." – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kurti dje para mediave tha se ka hasur në "sintoni" mes Lajçakut dhe Vuçiqit, e madje edhe "në shpërfillje të koordinuar".

Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist.” – u shpreh kryeministri i vendit.

Lajme të ngjashme