Selimi: Nuk ka asnjë rrugë që Serbia të anëtarësohet në BE pa njohje
Petrit Selimi, analist, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ritheksoi se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është e përqendruar në njohje.
Selimi vlerësoi që kjo deklaratë është e saktë.
Tutje, Selimi vlerësoi se nuk ka asnjë rrugë që Serbia të anëtarësohet në BE pa njohje reciproke.
“Kjo është e saktë sigurisht. Thjesht nuk ka asnjë rrugë, as nuk ka pasur ndonjëherë, që Serbia të anëtarësohet në BE pa "marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të përqendruar në njohjen reciproke". BE-ja nuk do të importojë problemet e Ballkanit mbi problemet e tyre ekzistuese” – ka shkruar ai.
This is correct of course. There is simply no path, nor has there ever been, for Serbia to join EU without the "legally binding agreement on full normalization centered on mutual recognition". EU will not import Balkans problems on top of their own existing problems. https://t.co/ABQt3boXDq
— Petrit Selimi (@Petrit) June 14, 2024