Selimi komenton refuzimin e Kurtit ndaj Gjermanisë: Sinqerisht jam i hutuar - NACIONALE

Selimi komenton refuzimin e Kurtit ndaj Gjermanisë: Sinqerisht jam i hutuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi, analist, ka komentuar intervistën e Manuel Sarrazinit, emisar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ku tregoi se Qeveria e Kosovës ka refuzuar një kompromis në lidhje me CEFTA-n.

Në shkrimin e tij, Selimi ka thënë se është i shtangur, ndërsa ka ftuar që të lexohet intervista e Sarrazinit.

"Një intervistë goxha e befasishme dhe e sinqertë nga emisari gjerman, Manuel Sarrazin, për refuzimin e plotë të kryeministrit të Kosovës për t'u përfshirë në kompromise në Procesin e Berlinit, që mund ta sjellë përjashtimin e Kosovës nga bashkëpunimi rajonal. Jam sinqerisht i shtangur. Njerëzit duhet ta lexojnë këtë" - ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme