Selimi i reagon gazetës izraelite që e botoi intervistën me Dodikun: Turp
Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka komentuar intervistën relativisht të gjatë të Milorad Dodikut, president i Republikës Serbe në Bosnje, që u botua në Jerusalem Post.
Selimi është çuditur me këtë intervistë.
Në një shkrim të shkurtër në “X”, Selimi e ka vlerësuar si turp këtë intervistë.
“Një intervistë vërtet e gjatë dhe disi e çrregulluar, me Dodikun, i dashuruar në Putinin, i përplasur me boshnjakët, një fashist të vogël të korruptuar. Pse do të jipte Jerusalem Post kaq shumë hapësirë këtij personi patetik që shet urrejtjen si mjet mbijetese politike dhe pasurimi personal, është pertej të kuptuarit tim. Turp” – shkroi ai.
A really long and somewhat deranged, Putin-loving, Bosniak-bashing, interview with Dodik, a corrupt little fascist. Why would @Jerusalem_Post give so much space to this pathetic person who peddles hate as means of political survival and personal enrichment, is beyond me. Shame. pic.twitter.com/xVGYqjLndd
— Petrit Selimi (@Petrit) June 15, 2024