Selimi: Familjet kosovare po e mublojnë koston e jetës me kredi dhe remitenca - NACIONALE

Selimi: Familjet kosovare po e mublojnë koston e jetës me kredi dhe remitenca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi, dikur zv.ministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar në lidhje me gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Në një shkrim në “X”, Selimi ka theksuar faktin se remitencat dhe kreditë janë rritur.

Sipas Selimit, familjet kosovare po e mbulojnë koston e jetës me kredi dhe ndihma nga jashtë.

“Një varg: Sipas Bankes Qendrore, remitencat nga diaspora janë rritë shumë, janë rritë edhe kreditë, sidomos të qytetarëve - edhe atë dyfish ma shumë se depozitat. Pra familjet kosovare koston e jetesës po e mbulojnë me ndihmë nga familjaret jashtë dhe kredi. E rritja ekonomike?” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme