Selimi e komenton refuzimin e Kurtit ndaj ShBA-së për dinarin: Aspak mirë!
Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar deklaratën e Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ka refuzar propozimet rreth dinarit.
Sipas Selimit, kjo nuk është aspak mirë.
“Jo mirë. Nuk është aspak mirë! Qeveria amerikane thotë se kryeministri i Kosovës “refuzoi të gjitha propozimet” e bëra nga SHBA për çështjen e dinarit. Escobar thotë se askush nuk e kundërshton legjitimitetin e vendimit, por ata kërkojnë kohë që të mund të vendoset sistemi elektronik i transfertave.” – shkroi Selimi.
Not good. Not good at all! US government says Kosovo PM "refused all proposals" made by US on the dinar issue. Escobar says no one disputes legitimacy of decision but they ask for time so electronic transfer system can be established. https://t.co/9T7e1TM3Uw
— Petrit Selimi (@Petrit) March 15, 2024