Selakoviq s'ndalet së propaganduari në Kombet e Bashkuara, thotë se autoriteteve kosovare s'iu bënë për vuajtjet e serbëve - NACIONALE

Selakoviq s'ndalet së propaganduari në Kombet e Bashkuara, thotë se autoriteteve kosovare s'iu bënë për vuajtjet e serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Propaganda e të pavërteta të shumta janë thënë nga ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviq në mbledhjen për Kosovën të Këshillit të Sigurimit.

Ai foli edhe për rastet e serbes së kthyer në Gjakovë dhe atij të ish-kryetarit të Shtërpcës, i arrestuar për rastin Brezovica, e për të cilin Selakoviq thotë se po e mbajnë vetëm për t'u bërë presion qytetarëve që nuk janë shqiptarë.

Ndër të tjerash, ai kritikoi përfaqësuesit e Republikës së Kosovës se nuk janë të interesuar për të mbyllur dialogun.

"Prishtina jo vetëm që dështoi, por krijoi kushte të reja për të mos arritur marrëveshje", tha Selakoviq.

Ky i fundit tutje shtoi se serbët protestuan për shkak të segregimit që sipas tij autoritetet kosovare po i bëjnë popullatës joshqiptare.

"Kjo është e vërteta e jetës së serbëve, këto janë vetëm disa nga faktet", deklaroi në njërën pjesë kur iu drejtua presidentit të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme