Selakoviq: Kurti i paparashikueshëm, gjithmonë e presim më të keqen prej tij - NACIONALE

Selakoviq: Kurti i paparashikueshëm, gjithmonë e presim më të keqen prej tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nikola Selakoviq Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka thënë se Kurti është i paaprashikueshëm dhe se nuk presin asgjë të mirë nga ai në bisedimet që pritet të zhvillohen me 18 gusht në Bruksel.

“Nuk do të shikoja mbrapa se çfarë thotë Albin Kurti dhe cilat janë qëllimet e tij, sepse ne gjithmonë mund të presim më të keqen prej tij dhe ai është një figurë e paparashikueshme, por është mirë që Serbia përfaqësohet atje nga presidenti Vuçiq”.

Tutje Selakoviq ka thënë se është mirë që përballë Kurti do të ulet një politikan siq është Aleksander Vuçiq.

“Përderisa ai është në një pozitë të tillë, e di që interesat tona shtetërore dhe kombëtare do të mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Selakoviq në TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të ngjashme