Sekuestrohet mall i falsifikuar në vlerë 10 mijë euro - NACIONALE

Sekuestrohet mall i falsifikuar në vlerë 10 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar një automjet në rrugën Viti-Gërlicë.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se mjeti transportonte rreth 1,200 palë trenerka të markave të mbrojtura, të cilat nuk kishin asnjë dokument të origjinës.

Vlera e mallit të sekuestruar kap vlerën prej rreth 10 mijë eurosh.

Mallrat dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ku janë duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

Lajme të ngjashme