Sekuestrohen pesë armë zjarri brenda një jave në rajonin e Prishtinës
Gjatë javës së kaluar, Policia Rajonale e Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh operacionale që kanë rezultuar me sekuestrimin e pesë armëve të zjarrit dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Në kuadër të këtyre aksioneve, të zhvilluara në zona të ndryshme të kryeqytetit, janë ekzekutuar gjithsej 199 urdhëresa të lëshuara nga gjykatat, ka bërë të ditur Policia.
Prej tyre, 53 lidhen me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër përfshin urdhëresa lidhur me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe çështje të tjera procedurale.