Sekuestrohen 644 paketime barnash të paligjshme, me vlerë mbi 5 mijë euro
Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka treguar se janë sekuestruar 644 paketime barnash të paligjshme me vlerë mbi 5 mijë euro, në regjionin e Prizrenit.
“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro”, njofton Dogana e Kosovës.
Ftojmë qytetarët të jenë vigjilent dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës, shkruan Dogana e Kosovës.