Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë edhe të shtunave - NACIONALE

Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë edhe të shtunave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria e Administratës, Sektori i gjendjes civile, do të punojë edhe gjatë pauzës dhe të shtunave deri në ora 14:00.

Në njoftimin për medie, komuna ka treguar se ky orar i punës do të zgjasë nga 23 korriku deri më 30 shtator.

Të dashur qytetarë, duke filluar nga data 23 korrik deri më 30 shtator Drejtoria e Administratës – Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe gjatë kohë së pauzës si dhe të shtuneve nga ora 10:00 deri në 14:00”, është thënë në njoftimin e komunës.

Kjo ka ndodhur për faktin se kërkesat për pajisje me dokumente personale nëpër komuna kryesisht shënojnë rritje gjatë sezonit të verës.

Lajme të ngjashme