Sejdiu pas deklaratës së ShBA-së: Mos gra e burra në VV, me prish punë është lehtë
Opinionisti politik, Dardan Sejdiu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi ShBA paralajmëroi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të ndikohet, pas veprimeve të Qeverisë në veri.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se koordinimi me ShBA-në nuk është “mekat e as tradhëti”.
“SHBA sapo tha qe bashkepunimi me Policine e Kosoves do te ndikohet per te keq per shkak te veprimeve te Qeverise!
Me u koordinu me SHBA nuk eshte as mekat e as tradhti! Mos gra e burra te VV, mos se me prish pune eshte lehte!” – ka shkruar ai.
Ndryshe, në deklaratën e ShBA-së thuhej:
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të "vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar". Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”.