Sejdiu: Kushdo qytetarë të nderuar që ua përmend Serbinë, po u mbanë në fukarallëk - NACIONALE

Sejdiu: Kushdo qytetarë të nderuar që ua përmend Serbinë, po u mbanë në fukarallëk

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dardan Sejdiu u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se politika që lidhet vazhdimisht me Serbinë po pengon zhvillimin e Kosovës.

Ai tha se fokusi te Serbia shërben vetëm për të shmangur përgjegjësitë e brendshme dhe për të justifikuar mungesën e reformave që do të çonin përpara shtetin.

“Kjo Kosovë nuk ka betejë me Serbinë, secili qytetarë i kësaj Republike duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, kushdo qytetarë të nderuar që ua përmend Serbinë, po u mbanë në fukarallëk edhe kemi me mbet në fukarallëk, s’ka zhvillim me atë llaf.

“Kjo është mënyra e vetme për t’i ikur përgjegjësisë për ta zhvilluar Kosovën, nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi ai në "Rubikon".

Lajme të ngjashme