Sejdiu: Kurti është në sendviç - në betejë me të kaluarën e të ardhmen
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, mendon se kryeministri Albin Kurti është në betejë me të kaluarën dhe të ardhmen, pasi që ajo që ka proklamuar Kurti në të kaluarën, po i kthehet si diskutim sot.
Sejtiu tha tutje në Klan Kosova se jo gjithë elektorati që e ka votuar domosdoshmërisht pajtohen me veprimet e Kurtit.
”“E para, shpesh po flasim për 51 përqindëshin thuajse ky përqindësh është njëfarë blloku elektoral i cili mendon njëjtë si Kurti. Ky është njëfarë problemi sepse ata kanë votuar për diçka, por jo domosdoshmërish për këto sjellje të Kurtit. E dyta, Albin Kurti është në betejë edhe me të kaluarën edhe me të ardhmen – është sandviç i keq ky për të”, tha Sejdiu.
Sejdiu thotë ndërkombëtarët nuk merren me narracionin e Kurtit, por me “tema serioze”.
“Pra nuk merren fort me narracion populist të një kryeministri të 1.5 milionë banorëve, por merren me tema pak më të gjëra dhe serioze. Pra këto janë dy gjëra të cilat Kurti nuk mund t’i vendosë në të njëjtin shtrat”, thotë Sejdiu.
