Sejdiu: Dëshmia e Rubin duhet të shihet si madhështi e angazhimit për luftë - NACIONALE

Sejdiu: Dëshmia e Rubin duhet të shihet si madhështi e angazhimit për luftë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar dëshminë e diplomatit amerikan James Rubin në Hagë, duke e cilësuar atë si një mundësi për popullin që të kuptojë madhështinë e angazhimit për luftë.

Sipas Sejdiut, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të dëshmojnë mes 12 deri në 15 persona.

“Për mua sot ka qenë për keqardhje, e një lloj reduktimi të dëshmisë së James Rubinit, ka pasë momente në rrjetet sociale ku e lexoja, në një formë ose tjetrën që: ‘A po e shihni që këta nuk kanë qenë të organizuar në luftë’. Kjo është për keqardhje”, tha Sejdiu.

Lajme të ngjashme