Sefaj: Ta akuzosh Këshillin Grevist për kordinim me opozitën është poshtërsi, ftesa iu dërgua të gjithëve - NACIONALE

Sefaj: Ta akuzosh Këshillin Grevist për kordinim me opozitën është poshtërsi, ftesa iu dërgua të gjithëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth takimeve të Sindikatave me presidentën dhe paritite opozitare të mbajtura këtë javë.

Sefaj thotë se ftesa për takim iu dërgua së pari presidentës e kryeministrit e më pastaj subjekteve tjera politike. Mirëpo, Sefaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e konfirmoi takimin.

Status i plotë:

Sqarim për dashamirët

Kërkesa për takim së pari i është derguar presidentes, kryeministrit dhe pastaj kryetarëve të partive politike, shefave të grupeve parlamentare dhe grupit parlamentar 6+.

Kush e ka konfirmuar takimin është takur. Presidentja e ka konfirmuar më vonë, ndërsa Levizja se ka konfirmuar hiq.

Me pak fjalë kërkesa për takim iu është drejtuar të gjithëve sepse flasim për tri ligje dhe kush e ka konfirmu është taku.

Por ta akuzosh Keshillin Grevist për kordinim me opozitën është poshtërsi!

Lajme të ngjashme