Sefaj: Me draftligjin për paga dëmtohen shërbyesit civilë, favorizohet stafi politik - NACIONALE

Sefaj: Me draftligjin për paga dëmtohen shërbyesit civilë, favorizohet stafi politik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj ka reaguar i pa kënaqur ndaj Draftligjit për Pagat për shërbyesit Civil.

Sefaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Draftligjin e Pagave si ligj të pabarazisë.

Tutje ka thënë se Ligji për paga godet stafin profesional dhe shbërblen stafin politik.

“Draftligji i Pagave është ligj i pabarazisë, nuk ka pagë të njetë për punë të njejtë, diskriminon agjencitë në raport me ministritë, godet stafin profesional dhe e shperblen stafin politik. Ky ligj degradon shërbyesin civil dhe shpërblen shërbyesin politik. Teksti dhe muzika janë të njejta, vec solisti është ndryshuar”, ka shkruar Sefaj.

Lajme të ngjashme