Seancë të jashtëzakonshme mbanë sot Kuvendi i Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme.
Kuvendi do të bëj shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.
Pas seancës së jashtëzakoshme, deputetët do ta vazhdojnë një seancë tjetër të rregullt.
Vazhdimi i seancës plenare, do të fillojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 10 dhe 24 nëntor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021