Seanca konstituive vazhdon nesër për herën e dhjetë - NACIONALE

Seanca konstituive vazhdon nesër për herën e dhjetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për herë të dhjetë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër vazhdojnë seancën konstituive.

Siç ka njoftuar tashmë edhe zyrtarisht Kuvendi i Kosovës, seanca fillon nga ora 10:00.

Theksojmë se Avni Dehari i VV-së në seancën e sotme kërkoi votim të fshehtë, të cilin e refuzoi opozita.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënyrë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” tha ai, transmeton Nacionale.

Opozita e deritanishme e konsideroi këtë si një shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores për punën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme