Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon të dielen në orën 10:00
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e seancës konstituive.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se seanca do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 10:00.
Kjo vjen pas dështimit të radhës, të premten, kur për herë të gjashtë nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës.