Seanca e Kuvendit Komunal ku po diskutohet për këmbimin e pronave, LDK e Rama lëshojnë sallën - NACIONALE

Seanca e Kuvendit Komunal ku po diskutohet për këmbimin e pronave, LDK e Rama lëshojnë sallën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama janë larguar nga seanca e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Nacionale po raporton nga atje, derisa LDK e Rama kanë lëshuar sallën pak pas fjalimit të këtij të fundit.

Pas kësaj, parashihej që të propozohej një vendim për anulimin e vendimit për këmbimin e pronës komunale te “Prishtina e Re” me një pronë private në Badoc.

Ndërkohë, paraprakisht, Rama ka akuzuar partitë politike se pas raportimeve, që ai i quajti të pavërteta, e politizuan rastin.

“Nuk ka reaguar askush. Vendimi është miratuar në këtë Kuvend. Nuk ka reaguar askush. Kanë kaluar disa javë. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë nga PDK e as LVV. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat këtë çështje.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme