“Së shpejti, dorë më dorë do t'i falënderoj të gjithë”, mesazhi i Thaçit në kurorën për babanë e tij bën jehonë të madhe
Mesazhi i ish-presidentit Hashim Thaçi në kurorën që sot ka vendosur mbi varrin e babait të tij ka bërë jehonë të madhe.
Mesazhi në fjalë është shpërndarë nga zyrtarë të shumtë të PDK-së, gazetarë dhe qytetarë.
Fotografia e kurorës është shpërndarë edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.