Së shpejti do të hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj, ministria jep detaje
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se shumë shpejt do të shpall konkurs për pranimin e ushtrave të rinj.
Kjo ministri ka njoftuar se në këtë proces rekrutimi do të pranohen 320 ushtarë.
Sipas ministrisë, afati për aplikim do të jetë nga data 2 deri më 27 mars.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.