Së paku 45 të vdekur nga vërshimet e rrëshqitja e dheut në Filipine - NACIONALE

Së paku 45 të vdekur nga vërshimet e rrëshqitja e dheut në Filipine

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 45 persona kanë vdekur nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut që u shkaktuan nga stuhia tropikale “Nalgae” në Filipine, thanë zyrtarët e këtij shteti.

Kjo stuhi e goditi ishullin kryesor të arkipelagut, Luzon, me erë që e arriti shpejtësinë maksimale prej 95 kilometrash në orë para se të arrinte në ishullin me pak banorë, Catanduanes, para agimit, raporton gazeta “The Guardian”.

Reshjet e dendura filluan të enjten në pjesën jugore të Filipineve, tha shërbimi shtetëror i motit, duke shkaktuar vërshime kryesisht në zonat rurale të ishullit Mindanao.

Deri të shtunën në mëngjes, shifra e viktimave shkoi në 45, sipas drejtrit të Mbrojtjes Civile, Rafaelito Alejandro. Ai shtoi se të paktën 14 persona ende janë të zhdukur, ndërsa 33 kanë pësuar lëndime.

Viteve të fundit, vërshime me rrëshqitje dheu nga mallet e shpyllëzuara në masë të konsiderueshme kanë qenë në mesin e rreziqeve më vdekjeprurëse të stuhive në Filipine.

Lajme të ngjashme