Së paku 46 të vdekur nga fundosja e një barke në veriperëndim të Nigerisë - NACIONALE

Së paku 46 të vdekur nga fundosja e një barke në veriperëndim të Nigerisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën 46 njerëz kanë vdekur në Nigeri, pasi një barkë u fundos në shtetin veriperëndimor, Sokoto.

Besohet se me këtë barkë po lundronin mbi 70 njerëz, shumica fëmijë, dhe një operacion kërkimi është duke vazhduar, thanë zyrtarët e shtetit afrikan, raporton televizioni BBC.

Zëdhënësi i policisë, Ahmad Rufai, i tha BBC-së të enjten se 46 trupa ishin gjetur afër Goraus. 16 persona janë shpëtuar, ndërsa 15 janë ende të zhdukur.

Zona ku ndodhi fundosja është e vështirë për t’u arritur dhe agjencitë e sigurisë dhe shërbimet emergjente janë nisur drejt saj, shtoi Rufai.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se ai beson që fëmijët po udhëtonin me pronarët e fermave dhe punëtorët që po shkonin për të punuar në fushat e orizit.

Dëshmitari tha se pa 50 trupa të shtrirë përballë një xhamie para se të varroseshin.

Lajme të ngjashme