Së paku 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh në Kinë - NACIONALE

Së paku 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh në Kinë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Zjarri në një fabrikë këpucësh në qytetin juglindor kinez, Jinjiang, ka lënë të vdekur të paktën 28 njerëz, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve atje.

Në pamjet dramatike të publikuara nga agjencia “Xinhua” shihej tymi i madh duke dalë nga në ndërtesë si dhe disa njerëz që dukej sikur kishin mbetur të ngujuar në kulm, raporton televizioni BBC.

Presidenti Xi Jinping tha se zjarri ka shkaktuar “viktima të shumta”, duke shtuar se ata që janë përgjegjës duhet të mbahen “përgjegjës në mënyrë të prerë”.

Qyteti Jinjiang, i cili ndodhet në provincën Fujian, shpesh quhet edhe “kryeqyteti i këpucëve” i Kinës, pasi thuhet se atje prodhohen 20 për qind e këpucëve sportive të botës.

Zjarri shpërtheu në fabrikën “Huiteng Footwear” rreth mesditës sipas kohës lokale të enjten.

Qindra punëtorë shpëtimi shkuan me nxitim në vendin e ngjarjes, raporton televizioni shtetëror, CCTV, ndërsa më shumë se 200 njerëz u evakuuan. Është e paqartë se sa persona kanë pësuar lëndime.

Sipas raportimeve fillestare, zjarri mund të ketë filluar në katin përdhes të fabrikës, ku kishte materiale të ndezshme./Nacionale

Lajme të ngjashme