Së paku 14 të vrarë nga sulmi rus me raketë në Odesa, shpallet ditë zie
Guvernatori i Odesës së Ukrainës, Oleg Kiper, ka thënë se numri i të vrarëve nga një sulm rus me raketë atje ka shkuar në 14.
Mediat lokale raportuan se në mesin e të vdekurve janë banorë lokalë, një mjet dhe një punëtor i shpëtimit, raporton gazeta “The Guardian”.
46 persona të tjerë, përfshirë shtatë pjesëtarë të Shërbimit Emergjent Shtetëror, pësuan lëndime.
Sipas transmetuesit shtetëror, e shtuna është shpallur ditë zie.
Në raportimet e mëhershme thuhej se ekipet e shpëtimit ishin në skenë, pasi një zjarr kishte shpërthyer nga një shpërthim fillestar, kur ai vend u vu përsëri në shënjestër.