S’dihet gjë, MPJ s’e ka konfirmuar ende arrestimin e ish-zyrtarit të MPB-së në Serbi - NACIONALE

S’dihet gjë, MPJ s’e ka konfirmuar ende arrestimin e ish-zyrtarit të MPB-së në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka arritur të konfirmojë nëse D.B, ish-zyrtar i MPB-së është arrestuar në Serbi.

MPJ për “Express” citohet të ketë deklaruar se një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende dhe se as zyra ndërlidhëse në Serbi nuk është informuar rreth kësaj.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni.Si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd nëpërmjet Ambasadorit Jashari i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, Nacionale raportoi sot se Drilon Berbati, ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar në kufi me Serbinë.

Berbati ishte suspenduar nga detyra me një vendim të marrur me datë 14 gusht të vitit 2023. Kjo pas një tjetër arrestimi që kishte pasur.

Kjo pasi atij dyshohet se i janë gjetur rreth 18 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

Lajme të ngjashme