Scholz: Pas sulmit rus në Ukrainë, Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak në Evropë - NACIONALE

Scholz: Pas sulmit rus në Ukrainë, Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak në Evropë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari Gjerman Olaf Scholz, gjatë një konferencë ushtarake në Berlin, ka thënë se Gjermania, është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak për të garantuar sigurinë e Evropës.

Scholz tha se sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese në histori, shkaktoi ndryshim paradigme në çështjet e sigurisë dhe e bëri të nevojshme që Gjermania të forconte ushtrinë e saj.

Ai theksoi se Gjermania është vendi më i populluar dhe ekonomia më e madhe e BE-së, duke argumentuar se forcat e armatosura gjermane duhet të bëhen ushtria “më e pajisur” në Evropë.

“Gjermania është e gatshme të marrë një rol udhëheqës, të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë”, tha Scholz

Pas këtyre deklarimëve për armatosje tha se miqtë dhe partnerët e tyre evropianë nuk duhet ta shohin këtë qëllim si kërcënim./ATSH

Lajme të ngjashme