Scholz: Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë të përshpejtohet - NACIONALE

Scholz: Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë të përshpejtohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në Berlin të Gjermanisë, në hapsje të samitit të Ballkanit Perendimor, ka thënë se pa 6 vendet e Ballkanit Evropa nuk është e plotë.

Ju 6 vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot”

Tutje sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Scholz ka thënë se procesi i normalizimit duhet të përshpejtohet.

“Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate.

Tutje, kancelari ka përgëzuar nënshkrimin e 3 marrëveshjeve, të cilat pritet të nënshkruhen

“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do ti mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijt vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane” ka thënë Scholz.

Lajme të ngjashme