Scholz: Ne e duam Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së - NACIONALE

Scholz: Ne e duam Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për votimin në kuvend pro propozimeve franceze, duke thënë se ky është hapi i duhur.

Sholz ka thënë se Gjermania i don Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës” ka shkruar në rrjete sociale kancelari gjerman.